LAJMI I FUNDIT:

Probleme me një veturë elektrike: GM këshillon pronarët e Bolt që ta parkojnë atë 15 m nga automjetet e tjera

Probleme me një veturë elektrike: GM këshillon pronarët e Bolt që ta parkojnë atë 15 m nga automjetet e tjera

Menjëherë pasi një Chevrolet Bolt tjetër mori flakë, General Motors rekomandoi që pronarët e këtij automjeti të parkonin veturat e tyre elektrike të paktën 15 metra larg automjeteve dhe objekteve të tjera për arsye sigurie.

Ky rekomandim vjen menjëherë pasi General Motors informoi pronarët e Bolt që të mos ngarkojnë bateritë më shumë se 90 për qind të kapacitetit, si dhe të shmangin shkarkimin e baterisë së veturës nën një distancë prej 70 milje (rreth 112 km).

Ata gjithashtu u udhëzuan të parkonin automjetet e tyre jashtë.

“Në një përpjekje për të zvogëluar dëmet e mundshme në objektet dhe automjetet aty pranë në rast të rrallë të një zjarri të mundshëm, ne rekomandojmë parkimin jashtë dhe 15 metra ose më shumë nga një automjet tjetër”, u tha një zëdhënës i General Motors, Dan Flores, i cituar nga Detroit News.

“Përveç kësaj, ne ende insistojmë që të mos e lini automjetin pa mbikëqyrje gjatë karikimit, edhe nëse përdorni ngarkuesin në një parking të hapur”.

Ky rekomandim sigurie vjen vetëm disa ditë pasi Bolt 2019 mori flakë në garazhin e një shtëpie në County Cherokee, Georgia. Pronari e kuptoi se diçka po ndodhte kur u aktivizua alarmi i tymit në shtëpinë e tij.

Kur hyri në garazh, vuri re tymin që dilte nga vetura e tij elektrike. Ekipet e zjarrfikësve mbërritën shpejt në vendngjarje dhe shuan flakët, por jo para se Bolt të shkatërrohej plotësisht. /Telegrafi/