Shtimi i rasteve të reja me COVID-19 nuk kanë ndikuar në shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve. Të paktën jo në Komunën e Prizrenit. Ditë më parë në orët e mbrëmjes, pas iftarit, qendra kryesore e qytetit, Shatërvani ishte i mbushur me qytetarë. Në raportin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit thuhet se janë ndaluar 11 raste prej tyre 17 persona janë arrestuar.
Në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë një qytetari i lejohet të dalë jashtë vetëm 3 orë gjatë ditës. Madje kjo është e rregulluar me shifrën e fundit të numrit personal.
Shaban Osmanollaj, zyrtar për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit tha për KosovaPress se pas iftarit një grup qytetarësh janë parë duke u shëtitur te “Shatërvani”.
Sipas tij, policia bashkë me inspektoratin ka ndërmarrë masa menjëherë.
“Në mbrëmje pas iftarit kanë dalë një numër i qytetarëve por jo edhe aq i madh se e kanë bërë publike, kanë dalë pas iftarit në Prizren sepse kanë menduar që mund të dalin, mirëpo policia ka ndërmarrë masa menjëherë bashkë me inspektorët dhe i kanë larguar prej zonës së Shatërvanit”, thotë Osmanollaj.
Për KosovaPress, Osmanollaj ka thënë se ka pasur edhe një rast kur kanë hasur në një kafiteri të hapur, ku ndaj pronarit të saj me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Një rast e kemi pasur një lokal që kanë qenë një kafiteri e hapur pas orës 22:00 në mbrëmje është parë duke i shërbyer disa njerëz me kafe. Policia ka intervenuar menjëherë dhe me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt”, deklaroi ai.
Që nga 23 marsi kur edhe ka nisur zbatimi masave të para për parandalimin e COVID19, në rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës i ka ndaluar rreth 560 persona, prej tyre 350 raste janë iniciuar.
“Ne i kemi diku 560 persona, domethënë qysh nga fillimi prej datës 23 mars rreth 560 persona që janë proceduar për mosveprim të masave gjatë kohës së pandemisë, për mos zbatim të masave të qeverisë. Ndërsa, diku 350 raste i kemi të iniciuara krejt”, thotë Osmanollaj./kp/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Të ndalohen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen