LAJMI I FUNDIT:

Priyanka Chopra shkëlqen në të gjelbër teksa del për darkë në një restorant indian

Priyanka Chopra shkëlqen në të gjelbër teksa del për darkë në një restorant indian

Pryanka Chopra Jonas darkoi në restorantin indian SONA në lagjen Gramercy të Manhattan të martën, ku ajo shërben si ‘muzë’ dhe ‘konsulente krijuese’ që nga marsi.

39-vjeçarja indiane kishte veshur një bluzë të thurur me ngjyrë të gjelbër të ndezur, fund të drejtë interesant dhe taka të zeza poshtë një pallto të përshtatshme.

Disa orë më parë, Pryanka veshi një pallto rozë prej leshi artificial ndërsa mbante qenushin e saj në Midtown Manhattan.

Chopra u sigurua që t’i vinte një pallto qenushes së saj pesëvjeçare Diana Chopra Jonas për ta mbrojtur atë nga moti i dimrit.

Ambasadorja e markës Max Factor kishte tuta të bardha të gjera poshtë veshjes së sipërme të saj, së bashku me atlete të ngjashme. /Telegrafi/