LAJMI I FUNDIT:

Pritjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për vitin 2020

Pritjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për vitin 2020

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut thonë se në plan të parë, në dëshirat që kanë për vitin e ri 2020 mbetet shëndeti, që duket se do të jetë sfidë më vete për shkak të ajrit të ndotur. Ata, gjithashtu, kërkojnë edhe kushte më të mira në punë, ndonëse theksojnë se mbetet shumë problematike ndërhyrja e politikës në punën e institucioneve.

Të anketuarit shprehen shumë pak optimistë se anëtarësimi në NATO do të ndryshojë cilësinë e jetesës së qytetarëve, edhe pse theksojnë se kjo në masë të madhe paraqet siguri.

Muharem Ajdari, profesor në gjimnazin e Shkupit “Zef Lush Marku”, thotë se më e rëndësishmja dëshirë mbetet shëndeti dhe në aspektin profesional thotë se uron që autoritetet përkatëse, t’u qasen më me përkushtim reformave në sistemin arsimor.

“Nga 2020-ta presim së pari të kemi shëndet dhe të gjitha të mirat, ndërsa sa i përket anës profesionale, duhet të vazhdojnë reformat në arsim, edhe atë reforma të mirëfillta para së gjithash duhet të bëhen edhe ndryshime në ekipet që i realizojnë reformat në arsim”, thotë Ajdari.

Osman Ameti, me profesion aktor, shpreson që këtë vit, përkatësisht 2020 përfundimisht do të ketë këmbë të mbarë për Teatrin Shqiptar, përkatësisht të përfundojë më në fund renovimi i këtij objekti që po zgjat qe shumë vjet. Megjithëse me të qeshur, si aktor, thotë se shpreson që politikanët mos të bëjnë më shumë teatër se vetë aktorët meqë 2020-ta pritet të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Në aspektin profesional, si aktor i ansamblit, gjatë 2020-s presim që të fillojë të funksionojë godina e meremetuar me realizmin e repertorit të teatrit shqiptar, se punimet vërtet janë zvarritur, kjo është në aspektin profesional”.

“Dhe, e dyta, meqë sipas të gjitha gjasave do të kemi zgjedhje, t’i kalojmë më lehtë, sepse për hir të së vërtetës zgjedhjet te ne janë paksa dhe traumë”, shprehet Osmani.

Për Darko Stamenkoskin ky vit ka filluar mbarë. Ai thotë se është punësuar si ekonomist, megjithëse paga nuk është dhe aq e lartë, por meqë ende s’ka krijuar familje, paratë i mjaftojnë.

Për vitin 2020 thotë se autoritetet e vendit duhet me seriozitet të shqyrtojnë problemin me ndotjen e ajrit, që e bën pothuajse të pamundur qarkullimin jashtë me biçikletë, jo nga i ftohti, por si rrjedhojë e grimcave kancerogjene.

“Për mua ky vit ishte i mirë, sepse u punësova. Këtë dëshiroja pasi kreva dhe studimet master. Shumë vështirë e kam të lëviz gjithandej me maskë, sepse e shihni se si duket ajri, gjithandej blozë, tym… duhet bërë diçka në këtë drejtim”, thotë Stamenkovski. Ai nënvizon se 2020-ta si vit që do të shënojë anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO, nuk pret të ngre dhe cilësinë e jetesës në aspektin ekonomik.

Edhe Vera Gligorova, pensioniste, kërkon që të investohet në mbrojtjen e ambientit jetësor dhe cilësinë e shërbimeve në shëndetësi.

“Nuk jam e kënaqur nga shërbimet që marrim ne si pensionistë në shëndetësi. Uroj që viti 2020 të jetë më i mirë, për ne pleqtë, sistemi shëndetësor efikas është më i rëndësishmi”, shprehet Vera Gligorova.

Nga ana tjetër, Ruhide Adili, mësuese, thotë se politika ka bërë që ajo të vazhdojë më shumë vite si mësuese zëvendësuese, ndërsa shpreson që në vitin 2020 përfundimisht të mund të marrë vendimin e përhershëm të punës.

“Shpresoj që të gjej një vend pune të rregullt si mësuese pasi nuk kam vendim të rregullt pune”, thotë Ruhide Adili, e cila si aktiviste për mbrojtjen e ambientit, thotë se duhen më shumë investime në këtë lëmi dhe uron më shumë ecje në natyrë duke vënë fokusin në gjeneratat më të reja për t’u larguar nga telefonat celularë, kompjuterët dhe tabletët dhe për të krijuar relacione të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe natyrës./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori