Pritje të mëdha nga ‘Voice of Albania’

“Vazhdoj gjithmonë të pres zëra shumë të bukur, interpretime që do të më lënë pa frymë. Për mua, pjesa më e bukur dhe më emocionuese e këtij spektakli janë pikërisht audicionet e fshehura”, ka deklaruar Alma për Top-Channel.
Edhe Sidrit Bejleri, i cili ishte trajneri i fitueses së fundit të ‘The Voice’ (edicionit të dytë), pret shtimin e konkurrentëve me zëra të mirë.
“Nisur nga eksperienca e një viti më parë nuk duhet të mendojmë që zërat e mirë do vijnë duke u rralluar, pasi tashmë jehona e ‘Voice of Albania’ ka kapluar çdo qelizë shqiptare kudo që ndodhet. Do doja që të paktën të kisha pesë-gjashtë vokale të mira, potente, por që të mos ishin të limituar vetëm në një rrymë. Gjithashtu pres që ne si trajnerë, ta mbajmë sërish të gozhduar publikun shqiptar kudo që ndodhet, duke iu ritreguar se një spektakël i tillë bazohet te ndershmëria, kultura, humanizmi e mbi të gjitha aftësia profesionale”, ka thënë ai. /Telegrafi/




























































