LAJMI I FUNDIT:

Pritja e Blinkenit në Tiranë, policia përdor makina luksoze të sekuestruara në operacionet kundër grupeve kriminale

Pritja e Blinkenit në Tiranë, policia përdor makina luksoze të sekuestruara në operacionet kundër grupeve kriminale

Dy makina luksoze të Policisë së Shtetit kanë tërhequr vëmendjen e mediave gjatë pritjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ditën e djeshme në Tiranë.

Nga Aeroporti i Rinasis për në Tiranë, Blinken u shoqërua me dhjetëra makina të blinduara, si edhe mjetet e Policisë së Shtetit.


Dy makinat luksoze të cilat raportohet se kanë qenë në përdorim nga dy vajza të showbizit, janë sekuestruar me dyshimet se janë në pronësi të personave të përfshirë në vepra kriminal. Ndërkohë që me një vendim të fundit të Ministrisë së Brendshme, këto makina tashmë i kanë kaluar në përdorim policisë.

Siç mund ta shihni edhe në videot më poshtë, bëhet fjalë për një mjet tip Audi A8, i cili thuhet se ka qenë në përdorim të Kejvina Kthjellës, si edhe makina tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që thuhet se i është sekuestruar Trejsi Sejdinit. /Telegrafi/