LAJMI I FUNDIT:

Pritet “uragan” arrestimesh – ndër ta edhe “peshq të mëdhenj”!?

Pritet “uragan” arrestimesh – ndër ta edhe “peshq të mëdhenj”!?

Ditët dhe muajt në vijim do të jenë shumë të nxehtë për Kosovën. Siç shkruan Gazeta Blic, duke u thirrur në burime ndërkombëtare, në Kosovë pritet të ketë arrestime të shumta për krim të organizuar dhe për veprime tjera të paligjshme.

Në mesin e të arrestuarve, po sipas të njëjtave burimeve pritet të ketë edhe “peshq të mëdhenj”.


“Janë dy opsione kohore që po përmenden sa i përket mundësisë së një “uragani” arrestimesh të “peshqve të mëdhenj”. Sipas opsionit të parë, arrestimet mund të ndodhin përgjatë këtyre dy javëve, dhe nëse këto arrestime nuk ndodhin tash, atëherë vjeshta do të jetë edhe më e nxehtë”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, janë të paktën 3 ose 4 “peshq të mëdhenj” që do të bien në këtë aksion.

Megjithatë, këto burime nuk kanë dhënë detaje se kush mund të jenë të arrestuarit, por që dyshohet se ata janë të përfshirë në krim të organizuar dhe në veprime tjera kriminale.

Ndërkaq, para disa javësh, ishte arrestuar njëri nga njerëzit më të fuqishëm në Kosovë, Azem Syla, nën dyshimin për tjetërsim të paligjshëm me prona.

Ky grup kriminal, sipas Prokurorisë i përbërë nga më shumë se 50 persona, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme dhjetëra miliona euro.

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla tashmë gjendet në paraburgim.

Në vjeshtë ndërkaq, është paralajmëruar se do të mund të funksionalizohet edhe Gjykata Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të luftës, të kryer nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gazetari Milaim Zeka kishte përmendur emrat e disa prej komandantëve të luftës që do të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Ai në këtë liste kishte futur edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, emrin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori