LAJMI I FUNDIT:

Pritet të largohet në janar nga Milani, Theo Hernandez raportohet se ka gjetur klubin e ri

Pritet të largohet në janar nga Milani, Theo Hernandez raportohet se ka gjetur klubin e ri

Sipas raportimeve të mediave italiane, Theo Hernandez dhe agjenti i tij janë informuar nga Milani se ai mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, me kusht që të arrijë një ofertë e përshtatshme.

Francezi nuk luajti për Milanin në barazimin pa gola të fundjavës së kaluar kundër Genoas në Serie A.

Trajneri Paulo Fonseca ka kritikuar më parë lojtarët individualë, duke pretenduar se ata “nuk japin gjithçka” në çdo ndeshje.


Tifozët ofenduan Hernandezin edhe pse ai është një nga kapitenët këtë sezon. Agjenti i tij Manuel Quilon u takua me drejtorët e Milanit dhe më pas u tha gazetarëve të mbledhur para selisë së klubit se “nuk ka pasur diskutime për një kontratë të re”.

Agjenti theksoi se Theo “dëshiron të qëndrojë” dhe të nënshkruajë një kontratë të re, por qëndrimi i liderit të Milanit dyshohet se është krejtësisht i ndryshëm.

"Ai dëshiron të qëndrojë dhe të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin" - flet agjenti i Theo Hernandez
Lexo po ashtu "Ai dëshiron të qëndrojë dhe të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin" - flet agjenti i Theo Hernandez

Tuttomercato raporton se kuqezinjtë i kanë ofruar një kontratë të re me vlerë 5 milionë euro në sezon plus bonuse, por gjithashtu e kanë informuar se ai mund të largohet që në janar nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për Manchester United, i cili duket i vendosur për të blerë francezin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori