LAJMI I FUNDIT:

Pritet konfirmimi i shërimit të 57 të infektuarve nga Ferizaj, dolën negativ në ritestimin e parë

Pritet konfirmimi i shërimit të 57 të infektuarve nga Ferizaj, dolën negativ në ritestimin e parë
Harta e komunave sa i përket numrit të personave të prekur nga COVID-19 pë datën 30 prill 2020

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi thotë se pas disa ditëve të vështira me raste të shumta të infektimeve me COVID-19, ky vend ka qetur pak qetësi.

Ademi në RTV Dukagjini thotë se në përgjithësi gjendja e pacientëve nga Ferizaj është e mirë me përjashtim të dy personave që janë të shtrirë në Klinikën Infektive e që sipas tij edhe ata qëndrojnë mirë me shëndet, përcjell Telegrafi.


Ai ka dhënë edhe një lajm fantastik sa i përket numrit të peronave nga kjo komunë që pritet të shërohen plotësisht nga infektimi i COVID-19.

“Në dy ditët e fundit nga mostrat që i kemi dërguar për ritestim, pra personat që kanë qenë me COVID-19 dhe që janë ritestuar, 57 persona kanë dalë negativ në testin e parë. Pra mund të themi që 57 persona janë të shëruar por në bazë të protokollit nevojitet edhe një test i dytë për t’u konfirmuar si të shëruar”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se kontaktet e mjekut të prekur me COVID-19 kanë dalë të gjithë negativ dhe sipas tij kjo jep shpresë se Ferizaj po e kalon coronavirusin.

“Mjeku nga Spitali i Ferizajt ka qenë personi i fundit që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunën e Ferizajt”.

Kujtojmë Ferizaj është komuna më e prekur nga COVID-19 sa i përket numrit të përgjithshëm të infektuarve me 98 raste ku dy nga ta tashmë kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori