LAJMI I FUNDIT:

Priten çmime të reja të energjisë elektrike

Priten çmime të reja të energjisë elektrike

Komisioni rregullator për energjetikë fillon me përllogaritjet për çmimin e ri të energjisë elektrike, ka njoftuar 24Vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nën thjerrëza  janë raportet për harxhime të kompanive energjetike ELEM, EVN dhe MEPSO. Njeriu i parë i EVN ka qenë i përmbajtur, dhe sot ka dhënë deklarata vetëm në sajë të përfaqësuesit të Këshillit të investuesve të huaj, por jo edhe në emër të EVN. Gazetarët për pyetje i ka drejtuar deri te Komisioni rregullator për energjetikë.


Përndryshe, vitin e kaluar çmimi i energjisë elektrike u zvogëlua për 0,33 %, ndërsa i pari i KRE, Dimitar Petrov i mohonte informatat që zvogëlimi i çmimit është vendim politik, duke arsyetuar se arsyeja kryesore për zvogëlim janë harxhimet më të vogla të cilat i kanë paraqitur kompanitë energjetike. Çmimi i ri duhet të njoftohet kah fundi i këtij muaji./Telegrafi/