LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, Policia shton kontrollin në trafik 

Prishtinë, Policia shton kontrollin në trafik 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në trafik, nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), janë ngritur shqetësimet lidhur me numrin aktual të aksidenteve.

Si rrjedhojë Policia do të fillojë së zbatuari planin operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit”, nga 2 prilli 2018 dhe kontrollet kryesore do të fokusohen në përdorimin i telefonit gjatë vozitjes, rripi i sigurisë dhe ulëset për fëmijë.


“Me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim e Policisë.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që ka arritur efektin e dëshiruar. /Telegrafi/