LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, policia konfiskon 118 telefona me prejardhje të dyshimtë

Prishtinë, policia konfiskon 118 telefona me prejardhje të dyshimtë
Foto: Ilustrim

Nën dyshim për kontrabandë dhe shmangie tatimi në Prishtinë janë kontrolluar 31 lokale biznesi, me ç’rast janë konfiskuar  118 telefona të mençur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.


“Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar ‘Urdhëresa për kontroll’, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT”, njofton policia, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar me kontrollimin e 31 lokaleve/Mobile Shop) në Prishtinë. Gjatë operacionit janë konfiskuar 118 telefona të mençur (Smart Phone), 3 tablet (IPod), 11 Airpods një  lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar). Ndërsa një lokal është blombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, “Kontrabandimi i mallrave”  dhe “Shmangia nga tatimi”

Lidhur me rastin hetime tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti luftën e pa kompromis kundër krimeve ekonomike, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori