LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, organizonin lojëra të fatit, shtatë persona shoqërohen në polici

Prishtinë, organizonin lojëra të fatit, shtatë persona shoqërohen në polici
Foto: Ilustrim

Shtatë persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi në lokalet e tyre organizonin lojëra të fatit.

Sipas Policisë, rasti i parë ishte në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, ku njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit.


“Katër të dyshuar meshkuj janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 shtëpiza kompjuterike, 20 televizor, 2 diviar, 4 telefona mobil, disa pajisje elektronike dhe 1410.5 euro parë të gatshme. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në Rrugën “UÇK”, në Prishtinë, ku njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit.

“Tre të dyshuar meshkuj janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një lap-top, pesë televizor dhe 661.30 euro pra të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori