LAJMI I FUNDIT:

Prishtinasit përmes protestës kërkojnë zbritje të çmimit të qirave të lokaleve

Prishtinasit përmes protestës kërkojnë zbritje të çmimit të qirave të lokaleve

Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës për shkak të rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.

Ata po konsiderojnë se ngritja e çmimeve është e pa përballueshme për ta vazhduar punën, derisa nuk përjashtojnë mundësinë që çelësat e lokaleve t’i dorëzojnë në komunë.


Organizatori i kësaj proteste, Genc Durmishi, i cili ka edhe lokale zejtare tha se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave.

Sipas tij, çmimet janë rritur nga 80 deri në 100 për qind.

“Kemi ardhur në protestë para komunë për shtrenjtimin e qirasë, nuk po mundemi me ja dalë më këtë qira që është shumë e shtrenjtë dhe presim nga kryetari me dalë më një njoftim se çfarë do të bëjë me ne… Pasi qiratë janë shtrenjtuar për rreth 80 për qind, e diku 100 për qind… Protesta do të zgjasë derisa të realizohen kërkesat tona dhe të kthehet çmimi siç ka qenë. Kanë thënë se do t’ju përkrahim në shumë mënyra, por kanë qenë të kota dhe vetëm fjalë”, tha Durmishi.

Edhe Igballe Makolli, zejtare e cila ka dyqanin për rreth 20 vite e konsideron të papërballueshme rritjen e çmimit të qirasë.

“Në lagjen e Muhaxherëve, ku punojmë tani, nëntë muaj nuk kemi punuar fare. Kemi filluar që gjashtë muaj dhe qiraja për zejtarë është e shtrenjtë, kemi edhe sigurimin e qirasë, të gjitha i kemi në pronarët t’i paguajmë dhe me të vërtetë është shumë”, tha Makolli.

Ndërsa sipas Ragip Tërhollit asnjë premtim që kanë marrë nga komuna nuk po realizohet. Ai kërkoi nga të gjithë qiramarrësit të mbyllin lokalet dhe mos të vazhdojnë punën me këtë çmim.

“Kanë premtuar që kur të bëhet renovimi i lokaleve, 60 ditë pune, neve na ka zgjat 10 muaj që kemi mbet pa punë, pa kompensim dhe asgjë tjetër. Tash është rritur çmimi qirasë 100 për qind, pra po shkon metri katror rreth 13 euro, kjo është absurde dhe nuk mundemi me përballu këtë. Shpresoj të janë të pajtimit të gjithë që assesi mos t’i hapim lokalet dhe t’i dërgojmë çelësat ndërmarrjeve publike ose komunës, sepse këto qira janë të pa përballueshme”, tha ai.

Disa nga përfaqësueset pas fjalimeve janë pritur në komunë nga nënkryetari Alban Zogaj për të biseduar në lidhje me kërkesat e tyre.

Së fundmi, komuna e Prishtinës ka ngritur edhe çmimin e biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori