LAJMI I FUNDIT:

Prishtina sonte me ajër mesatarisht të pastër

Prishtina sonte me ajër mesatarisht të pastër

Prishtina sonte ka ajër më të mirë, krahasuar me gjendjen e ditës së sotme dhe të ditëve tjera.

Sipas matjeve të prezantuara nga Ambasada Amerikane, nga rezultatet e publikuara në orë 23:00, gjendja e ndotjes së ajrit është në 97, që vlerësohet se është mesatarisht i pastër.


Për shkak të ndotjes enrme të ajrit në krzeqztet, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, prej të mërkurës, kanë ndërmarr masa për zvogëlimin e ndotjes  duke kufizuar hyrjen e veturave në kryeqytet.

Edhe Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar masat që duhet të ndërmerren për problemin e ndotjes së ajrit, që po rrezikon shëndetin e qytetarève. /Telegrafi/