Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se janë aktive disa vatra zjarri në zonat e Lebanës, Barilevës dhe Kozaricës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë në terren për lokalizimin e tyre.

Në krye të operacioneve është komandanti Malë Gashi, i cili, së bashku me ekipin e zjarrfikësve, po qëndron në terren dhe po udhëheq intervenimet në zonat ku situata paraqitet më e vështirë.


Sipas njoftimit, zjarrfikësit po përballen me temperatura të larta dhe terrene të vështira, ndërsa puna po vazhdon për të lokalizuar zjarret dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, pronën dhe mjedisin.

Drejtoria ka shprehur respekt dhe mirënjohje për komandantin Gashi dhe të gjithë zjarrfikësit që po vazhdojnë punën në terren. /Telegrafi/