LAJMI I FUNDIT:

Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”,  koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës

“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shënuar 80 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ky koncert organizohet nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Komunën e Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.


“Përshëndetje miq në Prishtinë e kudo në Kosovë! Dëshiroj t’ju ftoj në një mbrëmje magjike ditën e mërkurë datë 29 maj 2024 ora 19.30 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, ka njoftuar Malaj në Facebook.

Me shije kombëtare e ndërkombëtare ky koncert do të jetë nën shoqërimin e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Në vitin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë sjell këtë mbrëmje koncertin ‘Melodia e Lirisë’ me shije muzikore kombëtare e ndërkombëtare”, ka vijuar Malaj.

Malaj ka ftuar të gjithë që të shkojnë në këtë koncert, duke u thënë se “do të përjetojnë një mbrëmje magjike ku do ndjeni ritme të gjalla, melodi të mrekullueshme dhe emocione të forta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori