LAJMI I FUNDIT:

“Prishtina Parking”, shpall konkurs për Kryeshef ekzekutiv

“Prishtina Parking”, shpall konkurs për Kryeshef ekzekutiv

Ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking” sot ka shpallur konkurs për pozitën “Kryeshef ekzekutiv”.

Sipas konkursit, Kryeshefi ekzekutiv zgjidhet nga bordi i drejtorëve për mandatin tre vjeçar.


“Konkursi është i hapur nga data 08.09.2022 deri më datën 07.10.2022”, thuhet në konkursin e publikuar në Facebook.

Ndryshe, ky konkurs vjen pasi Bordi i drejtorëve të NPL “Prishtina Parking”, në një mbledhje të jashtëzakonshme kishin konstatuar se veprimet e kryeshefit ekzekutiv Liridon Restelica, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri te mospërfillja e bordit të drejtorëve, kishin shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”. Dhe për këtë ishte shkarkuar kryeshefi nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. /Telegrafi/