LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ndalet në barazim nga Trepça ’89 në “Fadil Vokrri”

Prishtina ndalet në barazim nga Trepça ’89 në “Fadil Vokrri”

Prishtina nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim ndaj Trepçës ’89, pasi ndeshja në ‘Fadil Vokrri’ u mbyll me rezultat 2-2.

Kjo ndeshje ishte e mbetur nga java e nëntë e Superligës së Kosovës.


Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, duke krijuar raste para portës së minatorëve.

Goli erdhi në minutën e pestë me Genc Hamitin që shënoi nga afër për 1-0.

Por Trepça ’89 përmes sulmuesit të saj dhe lojtarit më të mirë Christian Mba arriti të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 36-të.

Ishte një nga golat më të bukur të shënuar në këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Me të filluar pjesa e dytë, mitrovicasit arritën të marrin epërsinë, me Mba që ishte i saktë nga afër për 2-1.

Prishtina u lëshua në sulm për të gjetur golin e barazimit të cilin e arriti në minutën e 76-të.

Një pasim i Albin Prapashticës e gjeti Muahmed Useinin i cili shënoi për 2-2.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat u munduan ta marrin fitore nuk ia dolën dhe u ndan në barazim.

Prishtina ka 22 pikë pas këtij barazim dhe mban vendin e tretë, ndërsa Trepça ’89 me 12 pikë është në vendin e tetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori