Stadiumi i kryeqytetit ishte mbushur pothuajse i tëri me dashamirë të futbollit që kishin ardhur për ta përcjellë këtë ndeshje spektakolare, përafërsisht 12 mijë njerëz. 


prishtinaaaawide

Në tribunën lindore ishin të pranishëm edhe një numër i madh i Plisave të cilët e përkrahën Prishtinën gjatë tërë ndeshjes, gjersa pati edhe ofendime kundrejt Valon Behramit dhe Granit Xhakës, me emrat si “tradhtarë” etj.

Por, pjesa dërmuese e të pranishmëve në ndeshje sa herë që Behrami prekte topin ata e duartrokisnin që t’i jepnin kurajo dhe mbështetje. 

Serinë e golave e hapi Azem Ahmeti, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për Prishtinën (10’). Ndërsa, nuk vonoi shumë dhe Shefki Kuqi(13’) barazoi rezultatin përmes penalltisë, duke i ngritur të gjithë tifozët në këmbë me kërcimin e tij unikal të festimit të golit. Po i njëjti lojtar shënoi përsëri një gol të bukur me të majtën për t’i dhënë epërsinë ekipit të Yjeve (50’). 

defwide

Kur po zhvillohej minuta e 70-të e takimit në lojë për ekipin e Yjeve u inkuadrua Vedat Bajrami i Stupcave, për ta zëvendësuar në portë Samir Ujkanin. Edhe ky gjithashtu ngriti tërë stadiumin në këmbë.

Prishtina me inkuadrimin e Enis Fetahut në lojë ia siguroi vetës edhe fitoren. Ai shënoi dy gola të shpejtë brenda dhjetë minutave për ta fituar këtë ndeshje spektakolare. /Telegrafi/

telegrafi sport app