Prishtina mbërrin në Gjibraltar, të gjithë pjesëtarët e klubit testohen në aeroport për Covid-19

Prishtina gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme ka marrë rrugë për në Gjibraltar.
Klubi kryeqytetas tanimë ka mbërritur në shtetin evropian, ku do të zhvillojë ndeshjen e parë evropiane këtë edicion.
Bardhekaltërtit do të përballen me Lincoln Red Imps në kuadër të raundit parakualifikues të Ligës së Evropës.
Ndeshja mes Lincoln dhe Prishtinës zhvillohet ditën e martë me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Victoria të Gjibraltarit.

Kujtojmë që për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, këto ndeshje kualifikuese në garat evropiane po zhvillohen me takime teke.
Me të mbërritur në aeroportin e Gjibraltarit, të gjithë anëtarët e Prishtinës i janë nënshtruar testeve për Covid-19, ku rezultatet do të dalin në mbrëmje.
Më poshtë njoftimi i plotë i klubit:F.C. Prishtina sot më 17.08.2020 ka mbërritur në shtetin e Gjibraltarit, për ndeshjen parakualifikuese të Europa Ligës edicioni 2020/2021, Lincoln Red Imps(Gjibraltar) - F.C Prishtina(Kosovë), takim ky i cili zhvillohet nesër, e mërkurë më 18.08.2020 me fillim nga ora 18.00 në Stadiumin “Victoria” të Gjibraltarit.
















































