Prishtina luan si mysafir i Sheriff Tiraspolit në Ligën e Evropës, formacionet zyrtare

Prishtina e nis rrugëtimin në Ligën e Evropës me një përballje të fortë ndaj Sheriff Tiraspolit në xhiron e parë kualifikuese të kësaj gare, ku dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Ndeshja luhet në “Sheriff Arena” në Tiraspol, me fillim nga ora 19:00, ku kryeqytetasit synojnë të marrin një rezultat pozitiv në udhëtim.
Trajneri Arsim Thaqi ka vendosur që në këtë ndeshje të luajë me formacionin 3-4-4, ku në portë është Agron Kolaj.
Mbrojtja vjen me tre Loenat Vitija, Boueye dhe Ron Raçi, ndërsa nga krahët luajnë Ardian Muja dhe Ramiz Bytyqi.
Mesfusha vjen me Ardian Limanin dhe Hamdi Namanin, ndërsa sulmi i është besuar Leotrim Kryeziut, Blend Baftiut dhe Valmir Veliut.
Ndeshja gjykohet nga treshja kroate Dario Bel, Goran Pataki dhe Ivan Janic.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet një përkrahje masive nga tifozët vendas.
Sheriff Tiraspol: Dyulgerov, Bookye, Magassouba, Raf Lopes, Atila, Bayala, Soumah, Ademo, Yade, Diarra, Gjoni.
Prishtina: Kolaj, Vitija, Boueye, Raçi, Muja, Bytyqi, Limani, Namani, Kryeziu, Baftiu, Veliu.
/Telegrafi/





















































