LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dhe Gjilani prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar me coronavirus në 24-orët e fundit

Prishtina dhe Gjilani prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar me coronavirus në 24-orët e fundit

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë regjistruar 334 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) bën të ditur se kanë bërë 1 mijë e 621 testime, prej ku edhe janë konfirmuar 334 raste pozitive në komuna të ndryshme në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 157 raste.


Pastaj, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste.

Komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste.

Tetë të vdekur dhe 334 raste me coronavirus për 24 orë
Lexo po ashtu Tetë të vdekur dhe 334 raste me coronavirus për 24 orë

Komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste.

Komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 4 mijë e 562.

IKSHPK kërkon nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/