LAJMI I FUNDIT:

I prishet motori i aeroplanit, por piloti e ateron me gjakftohtësi (Video)

I prishet motori i aeroplanit, por piloti e ateron me gjakftohtësi (Video)

Aeroplanit të vogël që fluturonte në Taichung të Tajvanit, i është prishur motori, por piloti e ka ruajtur gjakftohtësinë dhe ka bërë aterimin emergjent.

Duke mos treguar shenja paniku, ai ka bashkëbiseduar me shoqëruesin dhe përpiqej të gjente një vend të hapur për të ateruar, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon eksperiencën e tyre dhe sprovën e vështirë, ndërsa përpara qëndron helika e palëvizshme.

“Më duken sikur dy minutat më të vështira të jetës së tyre, në ajër dhe pa shpresë”, është një koment lidhur me rastin.

Në anën tjetër, janë vlerësuar lartë teknika e pilotit si dhe aftësia e tij që të mos e humb kontrollin. /Telegrafi/