‘Prio Soccer’, akademia e Shaqirit që po bën mrekulli në Zvicër (Foto)

Shqiptarët nëpër Evropë po tregohen të suksesshëm thuajse në të gjitha sferat e jetës.
Sa i përket futbollit, Xherdan Shaqiri padyshim që mund të merret shembull nga të rinjtë për suksesin e tij fillimisht me Baselin pastaj edhe me Bayernin ku arriti kulmin duke fituar trofeun më të çmueshëm për klube, Ligën e Kampionëve.
Por një tjetër Shaqiri ka filluar furishëm me suksese në Zvicër, vendi i mundësive për shqiptarët.
Ari Shaqiri, është vëllai i madh i Xherdanit i cili ka filluar të merret me fëmijë dhe ka hapur një akademi të futbollit që e quan ‘Prio Soccer’, që në shqip do të thotë ‘Prioritet futbolli’.

Akademia është hapur tre muaj më parë dhe deri më tani po ka mjaft sukses, pasi në të janë mbi 50 futbollistë.
Në një prononcim për Telegrafin, krijuesi i akademisë ‘Prio Soccer’, Ari Shaqiri tregon për përvojën e tij në këtë drejtim.
“Është një projekt shumë i madh dhe ka filluar me mjaftë sukses në Zvicër fillimisht. Ka tre muaj që është hapur akademia dhe deri më tani kemi mbi 50 futbollistë të regjistruar”, shprehet Ari Shaqiri për Telegrafin.
Në këtë akademi ka futbollistë të talentuar nga të gjitha nacionalitet, por një numër i madh është edhe i shqiptarëve.

Ari tregon se ka shumë talent në këtë akademi dhe beson se një ditë këta futbollistë të rinj mund të bartin fanellën e ndonjë skuadre të madhe evropiane.
“Ka shumë futbollist të talentuar edhe nga Kosova dhe Shqipëria kemi nxënës të cilët premtojnë shumë për të ardhmen”, deklaroi Shaqiri.
Përpos Ari Shaqirit, në këtë akademi janë edhe disa trajnerë profesionist të cilët më parë kanë luajtur edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës e skuadra të mëdha zvicerane si Grasshopper apo Zurich.
Stefan Kohler është trajneri kryesor në akademi që më parë ka qenë i rregullt tek Përfaqësuesja e Zvicrës nga mosha U15 deri në U21, ndërsa pas tij vijnë edhe Simon Dunk ish futbollist i Baselit, Kimran Kurtish dhe Fabio Welbers.

Shaqiri ka në plan që këtë akademi ta sjellë edhe në Kosovë për t’i ndihmuar fëmijët kosovar ta tregojnë talentin dhe t’i dërgoj në skuadrat e mëdha evropiane.
“Qëllimi është që këtë akademi ta hap edhe në Kosovë. Jemi duke shqyrtuar mundësinë se në cilin qytet ta hapim. Ne synojmë që t’i ndihmojmë fëmijët kosovar dhe në momentin që do të hapet akademia atëherë përpos që do të angazhojmë trajnerë vendor do të sjellim edhe profesionist nga Zvicra”, deklaroi Shaqiri për Telegrafin.
Por para Xherdanit, ishte Ari ai që ka luajtur në gjigantin zviceran Basel, ku ishte së bashku me yllin e sotëm të Barcelonës, Ivan Rakitic dhe portierin e Kombëtares së Zvicrës, Yann Sommer.

Qëllimi i Arit është që t’i ndihmojë një ditë fëmijët kosovar dhe për këtë ka vendosur që në të ardhmen këtë akademi ta hap në Kosovë pa përfituar ndonjë gjë.
Për të parë më shumë material nga akademia ‘Prio Soccer’, mundeni të futeni edhe në faqen zyrtare www.priosoccer.com. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

PSG sigurt edhe ndaj Lyon, krijon distancë të madhe me ndjekësit

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë