LAJMI I FUNDIT:

Prindërit po kërkojnë ndihmë nga Alexa për detyrat e shtëpisë së fëmijëve të tyre

Prindërit po kërkojnë ndihmë nga Alexa për detyrat e shtëpisë së fëmijëve të tyre

Më shumë se dy të tretat e prindërve iu janë drejtuar pajisjeve zanore si Alexa të Amazon ose Google Home, sepse detyrat e shtëpisë së fëmijëve të tyre po bëhen më të vështira, sipas një sondazhi të ri.

Hulumtimi nga TalkTalk zbuloi se përdorimi i prizave inteligjentë (zakonisht të përdorura për të lidhur asistentët zanorë me një burim energjie) është rritur me 47 për qind gjatë vitit të kaluar, derisa detyrat e vështira të shtëpisë po fajësohen për rritjen.


Tre të katërtat e prindërve thanë se detyrat e shtëpisë të shkollës janë më të vështira tani se sa kur ata ishin në shkollë, transmeton Telegrafi.

Si shqetësuese, më shumë se gjysma – 52 për qind – thanë se ata i kishin dhënë përgjigje të gabuara detyrave të shtëpisë të fëmijëve të tyre.

Dy të tretat – 66 për qind – thanë gjithashtu se ndjeheshin të turpëruar që nuk dinin përgjigjen e duhur para fëmijëve të tyre, derisa 55 për qind kishin përdorur fshehurazi asistentët e zërit për t’iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve të tyre. /Telegrafi/