LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e pakujdesshëm: Dyvjeçare që drejton motoçikletën si profesioniste, ka mundur ta pësojë! (Video)

Prindërit e pakujdesshëm: Dyvjeçare që drejton motoçikletën si profesioniste, ka mundur ta pësojë! (Video)

Me helmetë të stolisur në kokë, vajza dyvjeçare e nget motoçikletën rozë, si një profesioniste e vërtetë.

Ajo arrin shpejtësinë deri në 60 kilometra në orë, teksa zë për mrekulli kthesat në rrugicën e parkut.


Mirëpo, për një moment, ajo humb kontrollin dhe rrotullohet me motoçikletën e vogël, por nuk merr lëndime fizike, transmeton Telegrafi.

Video e vajzës së paidentifikuar ka marrë komentet të ndryshme nga shikuesit.

Derisa shumë e kanë pëlqyer dhe e kanë përgëzuar vajzën për shkathtësitë, e të tjerët kanë thënë se rasti i saj paraqet një shembull të keq. /Telegrafi/

This 2 year old riding like a pro!!!

Posted by 3dfirstaid visual architecture on Sunday, July 5, 2015