Qoftë nëse është fjala për ‘instalimin’ e vlerave tradicionale familjare apo thjesht për t’i regjistruar në një shkollë të mirë, shumë prindër i rrisin fëmijët për t’u bërë religjiozë me mendimin se kjo gjë është më e mira për ta
Por, siç duket kjo gjë nuk është aq e nevojshme, pasi që studimet tregojnë se fëmijët të cilët rriten pa mësime religjioze ia dalin mbanë – dhe, në disa fusha apo aspekte, edhe tregohen më të mirë sesa fëmijët religjiozë, transmeton Telegrafi.
Në një shkrim të fundit të publikuar në “Los Angeles Times”, sociologu Phil Zuckerman shpjegon se ndryshe nga rritja e fëmijëve në një “vakuum moral”, ateizmi u mundëson atyre ta dallojnë më mirë të drejtën nga e gabuara. Ai ka zbuluar se edukimi sekular iu siguron fëmijëve themele të forta morali.
“Jeta në një familje jofetare është më e mbushur dhe prapëseprapë përmban vlera morale dhe rregulla etike. Në mesin e tyre gjenden edhe zgjidhja racionale e problemeve, autonomia personale, pavarësia e mendimit, shmangia e dënimit trupor, guximi për të vënë në pyetje gjithçka, si dhe, mbi të gjitha, mëshira”, ka shkruar Zuckerman.
Ai gjithashtu ka shpjeguar se në familjet jofetare, morali kryesisht ka ‘prejardhje’ nga parimi i reciprocitetit të ndjeshëm – me fjalë të tjera, trajtoni tjerët siç dëshironi t’iu trajtojnë të tjerët. Kjo vlerë e domosdoshme nuk kërkon ndonjë qenie mbinatyrore për t’ia “detyruar” dikujt.
Profesori ka cituar edhe studime të ndryshme të cilat kishin zbuluar se tinejxherët ateistë ishin më tolerantë ndaj tjerëve, më pak të prirë për të qenë racistë, dhe më shumë të prirë për t’i mbështetur të drejtat e homoseksualëve dhe të barazisë gjinore.
Zuckerman tregon se ateistët kryejnë edhe më pak krime si të rritur – ku, sipas statistikave të Byrosë Federale të Burgjeve, më pak se 1 për qind e të burgosurve në SHBA janë ateistë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Maska më e mirë kundër zbokthit
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert