LAJMI I FUNDIT:

Prindër, keni kujdes me celularët e mençur sepse mund t’ju lënë pa para!

Prindër, keni kujdes me celularët e mençur sepse mund t’ju lënë pa para!

Pasi që teknologjia vazhdimisht është duke evoluar, është i pashmangshëm fakti se disa njerëz do ta shfrytëzojnë këtë përparim për ‘gjëra të këqija’.

Një ndër shembujt e fundit të marshit të teknologjisë është rasti i një nëne, e cila ka mbetur pa 250 dollarë, pasi që vajza ishte futur në celularin e saj, transmeton Telegrafi.


Përderisa nëna, Bethany Howell, kishte qenë duke fjetur, gjashtëvjeçarja Ashylnd e kishte marrë celularin dhe e kishte përdorur për të blerë dhurata në internet.

Howell ka treguar se celulari i saj kishte qenë mbi tavolinë, por vajza e saj e kishte përdorur gishtin e nënës për ta zhbllokuar celularin – i cili kishte qenë i mbyllur me gjurmë të gishtave.

Prandaj, edhe ju prindër keni kujdes, nëse veç nuk dëshironi të mbeteni pa para! /Telegrafi/