Princesha e Japonisë, Ayako është martuar me një burrë të "rëndomtë" që nuk vjen nga një familje mbretërore, ndërsa ceremonia martesore është mbajtur në Tokio.

Ayako, 28-vjeçe, është e bija e perandorit, kurse bashkëshorti i saj Kei Moriya, 32-vjeç, punon për një kompani mallrash të quajtur Nippon Yusen, transmeton Telegrafi.


2 149

Femrat që martohen në një familje mbretërore bëhen anëtare të kësaj familje, ndërsa ato që martohen me burra të thjeshtë, sikurse Ayako, duhet të largohen nga froni.

4 97

Moriya shpreson që Ayako do të mësohet të bëjë një jetë të thjeshtë, ndërsa para gazetarëve ka pranuar se i kishte thënë: "Dua të punojmë së bashku, të krijojmë një familje të mbushur me buzëqeshje". /Telegrafi/

5 76

6 62

7 43

8 46

9 37

10 26

11 23