LAJMI I FUNDIT:

Prilepi përgatitet për karnavalin ndërkombëtar “Proçka 2018”

Prilepi përgatitet për karnavalin ndërkombëtar “Proçka 2018”

Përgatitjet për karnavalin ndërkombëtar “Proçka 2018”, janë drejt përfundimit. Këtë vit do të jetë shfaqja e 17-të. Rreth 1 mijë pjesëmarrës dhe mysafirë do të jenë pjesë e këtij spektakli.

Zyrtarisht që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen janë grupe nga: Maqedoni, Budva, Banja, Beogradi, Leskovac, Shabac, Korça, Pernik, Mokrievo, Kuratica, Begnishte, Kavadari, Strumica dhe Radovishi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në përgatitjet për karnavalin kanë marrë pjesë të gjitha shkollat fillore në Prilep, me maskat e tyre dhe koreografi autentike.

Karnavali “Proçka” përveç karakterit argëtues ka edhe karakter të zhvillimit të turizmit në këtë vend./Telegrafi/