LAJMI I FUNDIT:

Prilep, aksion pranveror për pastrimin e qytetit

Prilep, aksion pranveror për pastrimin e qytetit

Ndërmarrja publike ‘Komunalec’ nga Prilepi sot e filloi aksionin tremujor për pastrimin dhe zbukurimin e qytetit, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësues të Ndërmarrjes sot në konferencë për shtyp theksuan se planifikohen mbi 200 mijë metra katrorë të pastrohen dhe rregullohen, ku pritet që aksioni të përfshijë edhe mbjelljen e drunjve.


Nga ‘Komunalec’ informojnë se për largimin e mbeturinave të ndërtimeve, qytetarët mund të adresohen në çdo kohë deri te Ndërmarrja Publike.

Aksioni pranveror është tradicionale dhe sipas kryetarit të komunës Marjan Risteski do të zgjatë dy-tre muaj. /Telegrafi/