LAJMI I FUNDIT:

“Prifti më pyeti nëse kisha pasur marrëdhënie intime në kohën kur isha 13-vjeçare” – Zhaklin Lekatari trondit me përvojën kur kishte shkuar për t’u rrëfyer

“Prifti më pyeti nëse kisha pasur marrëdhënie intime në kohën kur isha 13-vjeçare” – Zhaklin Lekatari trondit me përvojën kur kishte shkuar për t’u rrëfyer

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, “INSPIRE PodCLass” ku ka ndarë shumë gjëra të pathëna për jetën e saj.

Ajo madje ndau një eksperiencë të hidhur që kishte pasur në fëmijërinë e saj kur kishte shkuar për t’u rrëfyer tek prifti.

Lakatari siç shpjegoi ishte shpërngulur asokohe në Itali dhe kishte jetuar me një familje fetare katolike dhe ndiqte meshat çdo të diel.


Por, gjatë asaj kohe, ajo u shpreh se kishte pësuar një lloj zhgënjimi nga një institucion fetar, për shkak të një pyetje që ia kishte bërë një prift i kishës asokohe.

“Gjatë moshës 12 ose 13-vjeçare, prifti më pyeti nëse unë kisha kryer marrëdhënie seksuale. Aty u ndjeva e dhunuar nga një përfaqësues i një institucioni nga i cili unë pretendoja të gjeja dashurinë, paqe dhe sigurinë”, u shpreh ish-opinionistja.

“Edhe Hitlerin e kanë dashur në një farë periudhe të gjithë" - Zhaklin Lekatari për Luiz Ejllin
Lexo po ashtu “Edhe Hitlerin e kanë dashur në një farë periudhe të gjithë" - Zhaklin Lekatari për Luiz Ejllin

Zhaklin Lekatari është një nga figurat publike ku njihet për pikëpamjet e saj të hapura, që shpesh mund të priten me reagime të përziera tek publiku.

Ajo ka qenë një aktiviste kobshme e grave dhe përherë ka shprehur pikëpamjet e saj pa u trembur gjatë kohës sa ka qenë në panelin e analistëve në edicionin e dytë të BBVA. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Magazina
Javë historike për Gjestin, pak ditë pasi fitoi Big Brother VIP Albania 4 arrin shifrën e 600 mijë ndjekësve në Instagram

Javë historike për Gjestin, pak ditë pasi fitoi Big Brother VIP Albania 4 arrin shifrën e 600 mijë ndjekësve në Instagram

Magazina
Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'

Magazina
Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Magazina
Gjesti po e shijon fitoren e madhe në BBVA – publikon video me 'Lamborghini' pas spektaklit

Gjesti po e shijon fitoren e madhe në BBVA – publikon video me 'Lamborghini' pas spektaklit

Magazina
Ben Affleck refuzoi t'i blinte atletet e shtrenjta djalit të tij: Duhet të punojë vet nëse dëshiron t'i blejë

Ben Affleck refuzoi t'i blinte atletet e shtrenjta djalit të tij: Duhet të punojë vet nëse dëshiron t'i blejë

Magazina
Kalo në kategori