LAJMI I FUNDIT:

Prezervativët e financuar nga BILL GATES do t’ju sjellin shumë KËNAQËSI!

Prezervativët e financuar nga BILL GATES do t’ju sjellin shumë KËNAQËSI!

Pavarësisht faktit se shkenca i ka cilësuar si ‘gjepura’ shumicën e arsyeve për të mos përdorur prezervativ, t’i bindësh njerëzit për t’i vënë ata është ende proces tejet i vështirë. Ky është problem që ka bërë miliarderët si Bill Gates t’ia dhurojnë miliona dollarë hulumtuesve të cilët po punojnë në zhvillimin e një alternative për prezervativin standard nga lateksi.

Përderisa meshkujt janë ankuar se nuk preferojnë vënien e prezervativëve për shkak të “mënyrës se si ndjehen”, shkencëtarët e mbështetur financiarisht nga fondacioni i Bill dhe Melinda Gates tani janë drejt ‘heqjes’ së këtij ankimi. Ekipi i hulumtuesve nga Australia ka qenë i përkushtuar në zhvillimin e një prezervativi të ri hidroxhel të quajtur GELdom, i cili do t’ju sigurojë ndjenja më të mëdha të kontaktit me lëkurën e njeriut, transmeton Telegrafi.


Për t’u siguruar se ky material me të vërtetë sjell kënaqësi, ekipi hulumtues është duke e përdorur teknologjinë e skanimit të trurit për ta vlerësuar vlerën e “kënaqësisë” së këtyre prezervativëve.

“Është tejet i pazakonshëm për ta prekur”, tregon Joseph Ciorciari, një nga hulumtuesit dhe neuroshkencëtarët e Universitetit Swinburne.  /Telegrafi/