LAJMI I FUNDIT:

Prezatohet projekti i Portit Tregtar të Durrësit, Balluku: Lidhet me porte të thata në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Prezatohet projekti i Portit Tregtar të Durrësit, Balluku: Lidhet me porte të thata në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur sot gjatë prezantimi të projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”.

Balluku ka shtuar se porti është projektuar nga një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të botës në fushën e projektimit të porteve, aeroporteve, infrastrukturës tokësore e nëntokësore, energjetike, minerare, industriale, si edhe zhvillimeve urbane e rurale.


Investimi shkon në 390 milionë euro në fazën e parë të projektit dhe pritet të krijojë 1,500 vende pune gjatë ndërtimit të portit që është i ndarë në disa faza me parashikime për përballim të kapaciteteve deri në 2050, tha zëvendësministrja.

Sipas Ballukut, projekti i Portit Tregtar të Durrësit parashikon ndërtimin e porteve të thata në Prishtinë dhe Strugë duke u bërë kështu port rajonal për Kosovën, Maqedoninë e Veriut por edhe më gjerë.

Balluku gjithashtu shoti se projekti do të financohet në masën 46 për qind nga shteti dhe 54 për nga kompania ndërtuese që pritet të zgjidhet në një procedurë tenderi ndërkombëtare që do të hapet në janar të vitit 2023.

Porti i ri i Durrësit është një vepër me rëndësi kombëtare në funksion të tregut të përbashkët rajonal.

Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit, integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

Projekti pritet të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori