LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Touareg SUV i ri në Porsche Prishtina

Prezantohet Touareg SUV i ri në Porsche Prishtina
The new Nissan LEAF: the world's best-selling zero-emissions electric vehicle now most advanced and accessible on the planet

Është prezantuar modeli më i ri nga prodhuesi gjerman, Volkswagen, Touareg SUV i ri.

Ditë më parë është raportuar për modelni e ri fantastik të Touareg, i cili është një tjetër hap i hedhur në të ardhmen, duke ruajtur formën bazë nga e kaluara.


Porsche Kosova ekskluzivisht gjatë ditës prezantoi për herë të parë Touareg SUV të ri, i cili grumbulloi shumë të interesuar, duke i mahnitur të gjithë.

Me një dizajn inspirues dhe teknologji të pa parë që është një hap para në të ardhmen – Touareg SUV vjen si një lider i kësaj kategorie për të ardhmen.

Modeli i ri Touareg është i gatshëm të përballet me çdo lloj terreni të vështirë, por duke ruajtur elegancën e vozitjes që ka trashëguar ndër gjenerata. Pak kush nuk do ta kthente kokën kur një Touareg SUV 2018 është në qytet apo fshat malor.

Posa të hipni në të, do të përballeni me nje enterier qe nuk e keni parë kurrë më parë! Dy ekranë, nje prej 12 inch (38 cm) dhe tjetri 15 inch, të cilët i përngjajnë një laptopi të sofistikuar, por që përmes opsioneve të ndryshme mund ta rregulloni sikur të ishte ndonjë celular.

Ekrani i quajtur Innovision Cockpit, i jep një mundësi fenomenale vet vozitësit, por edhe pasagjerëve të tjerë për një vozitje më të lehtë. Si pronar i ri i Touareg, ju mund ta rregulloni vet ekranin duke instaluar aplikacionet por edhe fotografitë që i keni për qejfi. Lirisht mund ta konsideroni si një shtëpi të mençur me plot opsione që mund ta komandoni përmes gjesteve apo edhe zërit.

Në mënyrë specifike, Innovision Cockpit konsiston në Digital Cockpit, sistemin e info-argëtimit “Discover Premium”, ndërfaqen telefonike “Business” me funksionin e karikimit induktiv për smartfonin tuaj dhe 4 porta USB. I integruar është sistemi Car-Net me App-Connect, me anë të cilit mund të transferoni aplikacionet e smartfonit në ekranin e madh me prekje.

Tre sistemet kryesore të suportuar: MirrorLink, Apple CarPlay dhe Android Auto. Krahas kësaj, pasagjerët mund të konfigurojnë sistemin e info-argëtimit nëpërmjet tabletit ose smartfonit ndërsa ju drejtoni automjetin. Kështu, falë “Volkswagen Media Control”, është e mundur të përcaktoni programin e muzikës nga ndenjësja e pasme, apo të kontrolloni sistemin e navigimit nga ndenjësja e pasagjerit të përparmë. Për karikimin e pajisjeve celulare dhe transmetimin e të dhënave, keni në dispozicion porta USB-je në pjesën e përparme dhe atë të pasme.

Atmosfera e brendshme!

Që të ndiheni edhe më mirë në shtëpinë tuaj të re, Touareg vjen më një super sistem të ndriçimit të brendshëm. Varësisht nga disponimi që keni atëherë ju mund ta krijoni ambientin që dëshironi. Janë 30 ngjyra që ju japin këtë mundësi perfekte.

Relaksimi gjatë vozitjes

Jo një, as 2 e as 3 opsione por 18 prej tyre. Në një vozitje të afërt apo të largët pjesa kryesore është që të ndiheni rehat dhe të relaksuar. Me anë të opsionit të ndenjëseve ju mund ta keni komforin e duhur që nga relaksimi i këmbëve e deri tek ajo e shpinës, një mot të ftohtë apo të ngrohtë duke pasur një kontroll të temperaturës.

A e dini se Touareg mund të shikojë edhe natën?

Po, po kjo është e mundur. 120 dritat led të vendosura në çdo dritë të përparme, bëjnë që edhe nëse i keni dritat e gjata të lëshuara të mos i pengoni veturat që i keni para apo prapa. Kjo bën që Touareg të ketë sistemin më të mirë të ndriçimit në tregun e sotëm të veturave.

Por, Touareg shkon edhe më larg, ai është modeli i parë dhe i vetëm deri më tani i kompanisë Volkswagen që ka të instaluar sistemin Night vision assistant, ku përmes kamerës infra të kuqe të vendosur në pjesën e përparme ju mund të shikoni deri në 120 metra, në një terr të plot atëherë kur hana të jetë zhdukur dhe yjet janë fshehur. Edhe nëse jeni paksa i hutuar, kjo kamerë e instaluar mund të identifikojë edhe këmbësorët, biqiklistët apo edhe kafshët në rrugë.

Ata do të markohen nga kamera dhe të ju paralajmërojnë për ndonjë rrezik të mundshëm. Dritat LED do të drejtohen në drejt personit apo kafshës në mënyrë që ta paralajmërojnë se ju po vini. E mahnitshme….

Të rejat e Touareg nuk ndalen këtu…

Modeli më i ri i Touareg, edhe një herë është modeli i vetëm i kompanisë Volkswagen i cili i lëviz edhe rrotat e pasme varësisht nga situata e vozitjes. Nëse rrotat e përparme lëviznin në të majtë, atëherë ato të pasmet lëvizin në anën e kundërt. Ky opsion vlen deri në shpejtësinë prej 30 kilometra në orë. Në rrugët tona të ngushta duket sikur Volkswagen ka menduar për ne. Radiusi i lëvizjes dhe i manovrimit është sikur të ishte i ndonjë model Golf mirëpo madhësia e tij është shumë më e madhe. Sistemi 4 motion, i jep mundësi secilës rrotë të jetë e pavarur nga njëra tjetra.

Sistemi i amortizatorëve!

Të rejat nuk po kanë fund! Nëse jeni në qytet atëherë këtë nuk do ta vëreni mirëpo Touareg me sistemin e amortizatorëve mund të përshtatet në çdo terren të mundshëm. Nëse jeni në një terren më malor atëherë vozitësi vetëm me një prekje të butonit mund ta ngritni veturën për 70 milimetra. Por, në një vozitje të drejtë dhe në një rrugë normale atëherë Touareg si një veturë e mençur që është ulet dhe transformohet në versionin sport. Prandaj janë tri versione “Comfort”, “Normal” ose “Sport”.

Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të Porsche Prishtina në Facebook duke klikuar KETU.

Artikull i sponzorizuar