LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet super-vetura V12 e konvertueshme GMA T.33 Spider

Prezantohet super-vetura V12 e konvertueshme GMA T.33 Spider

Është prezantuar një variant i konvertueshëm i super-veturës T.33 të Gordon Murray Automotive, teksa veturës GMA T.33 Spider iu hoqën “mbulesat” gjatë javës.

Gordon Murray, truri i McLaren F1 dhe projektuesi legjendar i veturave garuese, T.33 Spider i GMA është pothuajse identik me “coupe-n” T.33 me çati fikse të prezantuar në shkurt 2022, megjithëse u jep pronarëve avantazhin e shtuar për të qenë në gjendje të ngasin me hapësirë të pafundme për kokën.

Me një trup me fibër karboni dhe monokok, GMA T.33 Spider peshon 1108 kg – deri në 18 kilogram më tepër se sa super-vetura “coupe” – ndërsa dy panelet e tij të çatisë mund të ruhen në hapësirën e bagazhit të përparmë prej 115 litrash kur nuk janë të lidhura me makinën, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

GMA T.33 Spider: Convertible V12 supercar breaks cover

Me çatinë të ulur, pasagjerët e GMA T.33 Spider mund të shijojnë motorin e tij të zhurmshëm 3.9 litra V12 Cosworth – i aftë për të zhvilluar deri në 454 kW, apo me 10,250 rrotullime për minutë, dhe 451 njuton metër – i cili dërgon fuqinë në rrotat e pasme përmes një transmisioni manual me gjashtë shpejtësi.

Teksa më parë e ofroi “coupe-në” T33 me një transmision automatik me gjashtë shpejtësi, opsioni me dy pedale është hequr për shkak të kërkesës së ulët.

GMA T.33 Spider: Convertible V12 supercar breaks cover

Ashtu si me “coupe-në”, GMA T.33 Spider ka hapësirë shtesë ruajtjeje nën panelet e tij të pasme, me një kapacitet deri në 90 litra bagazh në çdo cep.

Interieri i T.33 Spider është e pajisur me tapiceri lëkure dhe kamoshi, si dhe një sërë pjesësh dhe theksimesh me ngjyrë alumini.

GMA T.33 Spider: Convertible V12 supercar breaks cover

Pavarësisht pamjes së saj të “zhveshur”, super-vetura e konvertueshme është e pajisur me një sistem kontrolli klimatik dhe info-argëtim, duke përfshirë Apple CarPlay dhe Android Auto me teknologji “wireless”. /Telegrafi/

GMA T.33 Spider: Convertible V12 supercar breaks cover