LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet investimi prej mbi 10 milionë euro në Gjakovë dhe punësimin e 130 personave

Prezantohet investimi prej mbi 10 milionë euro në Gjakovë dhe punësimin e 130 personave

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kompania “Growponics Kosova”, do të investojë në mbi 10 milionë euro në një serë hidroponike, në 5 hektarë tokë në rajonin e Gjakovës.

Sipas tij, në këtë investim do të krijohen 130 vende të reja të punës.


“Në takim me ministrin Endrit Shala dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpalos një tjetër projekt i rëndësishëm për bujqësinë, i prezantuar nga investitori ‘Growponics Kosova’, investim mbi 10 milionë euro në serë hidroponike, në 5 hektarë tokë në rajonin e Gjakovës, që do të krijojë 130 vende të reja të punës dhe do të rritë kapacitetet eksportuese të Kosovës. Klima e përshtatshme, lehtësirat legjislative dhe Ligji për Investime Strategjike, po e bëjnë Kosovën destinacion të kërkuar për investime dhe janë bazë e fuqishme që Viti i Ekonomisë ta bëjë kthesën pozitive në trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në profilin e tij, në Facebook.

Ndryshe viti 2019 është shpallur vit i ekonomisë nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/