LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Honda N-Van

Prezantohet Honda N-Van

Honda në vitin 2022 kishte njoftuar se furgonin e saj N-Van me naftë do ta kthente në version tërësisht elektrik, dhe tani prodhuesi i veturave ka zbuluar disa detaje më shumë në lidhje me të ashtuquajturën Honda N-Van e:. Furgoni i mallrave do të shfaqet në eventin e këtij viti Japan Mobility Show 2023, që do mbahet në fund të tetorit.

Dy njoftimet për shtyp kushtuar N-Van e: në faqen zyrtare të Honda-s kryesisht flasin për sa praktik është vetura dhe një shpërndarës ndan mendimet e tij për komoditetin, veçoritë dhe gjëra të tjera.


Fatkeqësisht, Honda nuk dha informacione për kapacitetin e baterisë, por tha se rrezja WLTC vlerësohet në 210 km, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për udhëtime brenda qytetit. Kjo është ajo për të cilën është vetura në radhë të parë, raporton ArenaEV, transmeton Telegrafi.

Karikimi i plotë zgjat rreth pesë orë duke përdorur një prizë AC me 6kW, por ofrohet gjithashtu karikimi i shpejtë DC, deri në 50kW, që mjafton për ta marrë qelizën nga 10 në 80 për qind në vetëm 30 minuta. N-Van e: ofron gjithashtu një prizë të vetin, duke siguruar fuqi deri në 1,5kW.

Eksterieri dhe interieri janë shumë të ngjashëm me variantin standard me motor me djegie të brendshme, që do thotë se nuk mbështetet në ndonjë platformë tjetër.

N-Van e: vije me tri versione kryesore – 2 prej tyre me orientim drejt pasagjerëve, dhe 1 i krijuar specifikisht për ngarkesa me vetëm 2 ulëse. Ky version mund të transportojë ngarkesa me peshë deri në 350 kilogram, ndërsa 2 variantet e tjera me 4 ulëse janë të limituara në 300 kilogram.

Çmimi nuk është bërë ende publik, por vetë Honda tha se do të synonte një çmim që shkon rreth 6,200 euro. Lansimi i furgonit të ri elektrik të Honda-s do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/