Ulefone sapo ka lëshuar në treg telefonin më të ri të linjës X, Armor X6 Pro.
Pajisja dukshëm e fortë ka përmasa prej 150 x 78.9 x 14.4mm dhe peshon 277 gram.
Në përputhje me origjinën e kompanisë, trupi i telefonit është mjaft elastik dhe është i vlerësuar zyrtarisht me certifikatat IP68/IP69K dhe MIL-STD-810G, raporton gsmarena.
Armor X6 Pro do të mund t’u rezistojë zhytjeve në ujë me thellësi prej 1.5 metrave në kohëzgjatje për 30 minuta, e gjithashtu edhe pluhurit, spërkatjes me ujë dhe grimcave, transmeton Telegrafi.
Ulefone tregon se Armor X6 Pro do të vije me sistemin më të fundit operativ Android 12, dhe me të gjitha veçoritë ekstra dhe sigurinë më të avancuar.
Telefoni gjithashtu anash ka një buton fizik të programueshëm për komoditet të shtuar dhe për funksionim me doreza.
Sa për pjesën tjetër të pajisjes, Armor X6 Pro ka një ekran me panel IPS LCD me 5 inç dhe rezolucion prej 720×1280 piksel HD.
Si bërthamë fuqizuese ka çipin MediaTek Helio A22, me mbështetje për 2 SIM kartele, 4GB ram memorie dhe hapësirë prej 32GB, e cila mund të zgjerohet me një SD kartele. Posedon WIFI, Bluetooth 5.0, gjithashtu edhe GPS me GLONASS, BEIDOU dhe me Galileo.
Ka kamerë të vetme kryesore me sensor prej 13MP f/2.2 IMX214 me blic të dyfishtë e cila mund të regjistrojë video deri në 1080P, e njëjta vlen edhe për kamerën selfie e cila ka sensor me 5MP, f/2.2 OmniVision me një OV5670.
Fotografia nënujore vlerësohet si specifikë, dhe e gjithë pajisja energjinë e merr prej baterisë me kapacitet prej 4,000mAh dhe portin e mbushjes me micro USB.
Telefonin Ulefone Armor X6 Pro mund ta blini në ngjyrat e zeza dhe portokalli me çmim të sugjeruar nga prodhuesi prej 138 eurove, ndërsa në ueb-faqen zyrtare po shitet me çmim prej 119 eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe