LAJMI I FUNDIT:

Aptera Motors prezanton automjetin me tre rrota që mbushet nga dielli, por ka një kosto

Aptera Motors prezanton automjetin me tre rrota që mbushet nga dielli, por ka një kosto

Është prezantuar një flotë e automjeteve elektrike që shfrytëzojnë energjinë nga dielli.

Automjeti Aptera “Launch Edition” me energji diellore nga Aptera Motors mund të lëviz deri në 64 kilometra në ditë pa pasur nevojë futet në prizë, transmeton Telegrafi.


Por një privilegj i tillë ka një kosto, pasi çdo makinë do të jetë në dispozicion për 33, 200 dollarë pasi të dalin në shitje, që parashikohet të jetë në fund të këtij viti.

Trupi i automjetit futuristik me tre rrota është i integruar me panele diellore prej 3.1 metrave katrorë, duke atë të karikohet me 700 W energji elektrike gjatë lëvizjes.

Aptera Motors thotë pronarët e Aptera Launch Edition mund të pritet që ta ‘ngasin me javë, madje edhe muaj, pa pasur nevojë ta fusin në prizë për ta karikuar’.

Kompania pretendon se në një vend veçanërisht me diell si Kalifornia Jugore, shoferët mund të mos e karikojnë kurrë makinën e tyre.

Aptera është bërë nga gjashtë komponentë të trupit të lehtë të bërë nga një kombinim i fibrave të karbonit dhe tekstil me fije qelqi. /Telegrafi/