LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Alpine A110 R 2023 edicioni Fernando Alonso

Prezantohet Alpine A110 R 2023 edicioni Fernando Alonso

Alpine, marka e vetura sportive të grupit Renault po e feston kohë zgjatjen e kontrates së tyre me Fernando Alonso, shofer i Formula 1, me një veturë sportive Alpine A110 R 2023, edicioni Fernando Alonso, vetëm pak muaj para se 2 herë kampioni i botës të largohet nga ekipi Alpine te Aston Martin.

E prezantuar në prag të Japanese Grand Prix, A110 R edicioni Fernando Alonso ndërtohet në pistën ‘e rregullt’ A110 R të posaçme të zbuluar këtë javë me stile unike që thuhet se janë projektuar me “inpute” nga shoferi spanjoll raporton Drive, përcjell Telegrafi.


Është e limituar në vetëm 32 ekzemplarë, një për çdo fitore të Alonso në garat e F1, por asnjë nga to nuk do të arrij në Australi për shkak se e gjithë gama e Alpine A110 u ndalua në nivel lokal vitin e kaluar për shkak se nuk i plotëson rregulloret e reja strikte të sigurisë.

Dërgesat e para pritet që të fillojnë në Evropë në fillim të vitit 2023, që rastësisht do të përkojë me debutimin e Alonso me ekipin e Aston Martin në garat e Formula 1, pasi që në muajin gusht ai nënshkroi kontratë 3 vjeçare me ekipin britanik, gjë që e zuri në befasi Alpine-n.

Raportime të paverifikuara sugjerojnë se edicioni special i veturës rrugore A110, u konceptua nga Alpine me pritshmërinë që Alonso do të ri-nënshkruante me ekipin për sezonin 2023 – dhe thuhet se ishte paraqitur si një “dhuratë speciale” për të përkuar me kontratën e re. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?

EVs
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Auto
Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet

Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet

Auto
Kalo në kategori