LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen potencialet ekonomike të Kosovës në Minnesota të SHBA-së

Prezantohen potencialet ekonomike të Kosovës në Minnesota të SHBA-së

Me synim të promovimit të potencialeve për investime në Kosovë, përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane ka zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet ekonomike dhe tregtare me odat lokale ekonomike si dhe bizneset nga shteti Minnesotas.

Në kuadër të kësaj vizite, anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane janë pritur nga Departamenti Ekonomik i Minnesotas, Zyra Tregtare e Minnesotas, Oda Ekonomike e Qytetit të Saint Paulit, Oda Ekonomike e Shtetit të Minnesotas, por edhe nga kompani individuale, përfshirë edhe kompaninë e fuqishme inovative “3M”.


Delegacioni i Odës Ekonomike Amerikane ka folur për të arriturat e Kosovës përgjatë njëmbëdhjetë viteve si shtet, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në aspektin e stabilitetit të përgjithshëm, duke theksuar nevojën e investimeve amerikane jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë rajonin.

Kosova është prezantuar si një shtet nga i cili kompanitë prodhuese amerikane të cilat do të vendoseshin në Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane do të mund të eksportonin produktet e tyre lehtazi në tregun evropian dhe më gjerë në ato shtete me të cilat Kosova ka marrëveshje për tregti të lirë.

Oda Ekonomike Amerikane takon senatorët dhe kongresistët amerikanë, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë
Lexo po ashtu Oda Ekonomike Amerikane takon senatorët dhe kongresistët amerikanë, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë

Ne anën tjetër, Kosova mund të mësojë shumë nga shtetet amerikane, siç është rasti me Minnesotan, e cila duke promovuar një program lehtësirash për investitorët ka arritur të ketë një prani të madhe të kompanive nga lista “Fortune 500” e bizneseve më të fuqishme.

Oda Ekonomike Amerikane ka ftuar për vizitë në Kosovë delegacione tregtare nga shteti i Minnesotas, të cilat do të mund të njoftoheshin nga afër me potencialet ekonomike të shtetit më të ri evropian. /Telegrafi/