LAJMI I FUNDIT:

Presidentja moldave, Sandu: Wagner qëndron pas përpjekjeve për grusht shteti në Moldavi

Presidentja moldave, Sandu: Wagner qëndron pas përpjekjeve për grusht shteti në Moldavi

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu ka pohuar se mercenarët rus të Wagnerit ishin pas një tentative për grusht shteti kundër saj, si pjesë e një përpjekjeje ruse për të destabilizuar të gjithë vendin.

Sandu i tha Financial Times se shefi i ndjerë i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin – i cili vdiq në një aksident aeroplani në muajin gusht – planifikoi grushtin e shtetit në fillim të vitit.


Ishte një përpjekje për t’i shndërruar protestat antiqeveritare “në dhunë”, tha ajo.

Një plan i dyshuar rus për të rrëzuar qeverinë e Sandut u zbulua në muajin shkurt, ku ajo pretendoi se mercenarët do të maskoheshin si civilë “për të kryer veprime të dhunshme, sulme mbi ndërtesat qeveritare dhe për të marrë pengje”.

Qëndrimi pro-perëndimor i lideres moldave ka shqetësuar Rusinë, shtet post-sovjetik, ku Moska ka pasur historikisht ndikim të gjerë.

Sandu pohoi gjithashtu se Rusia po shfrytëzon metoda të ndryshme duke përfshirë paratë e gatshme dhe kartat bankare të lëshuara nga Dubai për të kontrabanduar para në vend në mënyrë që të korruptojë votuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori