Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, është personazhi më i përfolur nga liderët botërorë, pas humbjes së Kroacisë në Kampionatin Botëror.

Fotografitë e saja me fanellën kombëtare duke bërë tifo për skuadrën kroate janë shpërndarë në gjithë botën.


Kolinda1 (Foto: Getty Images)

Ajo i mahniti të gjithë edhe në finalen e madhe me sjelljet në raport me politikanët tjerë dhe në veçanti me lojtarët e Kroacisë.

50-vjeçarja është treguar shumë e afërt edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, teksa i ka përqafuar lojtarët e kombëtares së saj.

Kolinda2 2 (Foto: Getty Images)

Padyshim se momenti më emocionues ishte përqafimi i kapitenit Luka Modric, me ç'rast presidentja nuk i mbajti lotët.

Grabar- Kitarovic  ka lindur më 29 prill të vitit 1968 në Rijekë. Ajo ka studiuar në Zagreb, Vjenë, Washington, Harvard dhe New Mexico, para se të doktoronte në vendlindjen e saj.

Krahas kroatishtes, ajo flet disa gjuhë duke përfshirë edhe anglishten, spanjishten dhe portugalishten, ndërsa kupton gjermanishten, frëngjishten dhe italishten.

KolindaMacro e1531734807720 Nuk ka dyshim se bota ka nevojë për më shumë liderë si ajo (Foto: Getty Images)

Kujtojmë që përfaqësuesja e Kroacisë pësoi me rezultat 4-2 nga Franca në finalen e zhvilluar në Luzhniki Stadium.

Më poshtë janë disa nga reagimet e përdoruesve të Twitterit. /Telegrafi/

https://twitter.com/MessiWorId/status/1018553352068554757