LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e parë e Kosovës që e vizitoi Tetovën, Vjosa Osmanit iu dhurua “Çelësi i Qytetit”

Presidentja e parë e Kosovës që e vizitoi Tetovën, Vjosa Osmanit iu dhurua “Çelësi i Qytetit”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, për dy ditë me radhë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ditës së djeshme ajo realizoi takim me krerët shtetëror, ndërsa sot ka qëndruar në Komunën e Çairit dhe të Tetovës. Vjosa Osmani është presidentja e parë e Kosovës që e viziton Tetovën, por edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa me këtë rast iu dhurua edhe “Çelësi i Qytetit” në Tetovë, raporton Telegrafi Maqedoni.


Pas takimit me kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, presidentja Osmani theksoi se nga Tetova kanë filluar shumë procese dhe se ky qytet “është historia e lavdishme e përbashkët e shqiptarëve”.

“Tetova ka rëndësi të madhe për historinë tonë të përbashkët. Ka qenë shtëpi e intelektualëve që kanë kontribuar për marrëdhëniet midis shqiptarëve. Ndër intelektualët që ka lënë gjurmë të pashlyeshme është Arbër Xhaferi, për të cilin sot ndava urdhrin ‘Hasan Prishtina’. Kjo vizitë e imja në Maqedoninë e Veriut zhvillohet për të konfirmuar raportet e shkëlqyeshme në mes dy shteteve tona, por edhe për të konfirmuar rolin e shqiptarëve në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Vjosa Osmani.

Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se prej sot “Tetova do të jetë shtëpi e presidentes dhe e gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Lidhja jonë me Kosovën nuk është vetëm territoriale por edhe shpirtërore. Të dy luftërat vetëm se kanë bashkuar lidhjen tonë edhe më shumë mes shqiptarëve të të dy vendeve. Komuna e Tetovës po punon në mënyrë aktive dhe të përditshme që rruga Tetovë-Prizren, sa më shpejt të jetësohet dhe për këtë e informova presidenten për aktivitetet që I bën komuna dhe besoj që në të ardhmen kjo rrugë, kjo lidhje të jetë funksionale”, tha Kasami.

Pas takimit, presidentja Osmani vizitoi edhe shkollën fillore “Liria”, në të cilën edhe ka mësuar gjatë qëndrimit të saj si refugjate në periudhën e luftës në Kosovë në vitet 90′-ta.

Qëndrimin e saj në Tetovë, presidentja e Kosovës e përmbylli me vizitë në Universitetin e Tetovës, ku edhe mbajti ligjëratë në temën: “Sfidat rajonale politike dhe të sigurisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori