LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani në takim me Pendarovskin: Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët për të ardhmen

Vjosa Osmani në takim me Pendarovskin: Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët për të ardhmen

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Fillimisht ajo ka realizuar takim me presidentin e RMV-së Stevo Pendarovski, me të cilin pas takimit, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalimin e saj, Osmani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët për të ardhmen, si dhe gjithashtu potencial për të intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.


Presidentja Osmani e falënderoi Maqedoninë e Veriut për votën e saj “pro” Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Falënderoj institucionet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen ndaj Kosovës. Bashkëpunimi ynë me RMV-në është thelbësor për më shumë paqe, stabilitet dhe prosperitet për qytetarët dhe për rajonin. Do të vazhdojmë të ecim bashkë në këto sfida. Ndajmë vizionin e njëjtë për të ardhmen. Kemi bërë progres të jashtëzakonshëm për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Jam e sigurt që bashkëpunimi në mes dy shteteve ka akoma potencial për t’u zhvilluar. Jam e nderuar që vizitoj vendin që shumë bashkëkombas të mi e quajn shtet të tyre. Është me rëndësi që të vazhdohet fuqizimi i shqiptarëve në RMV, si qytetarë kyç në avancimin e shtetit. Dëshiroj t’i përshëndes të gjithë vllezërit e mi shqiptar dhe dua të njihem me iniciativat e tyre frymëzuese”, tha mes tjerash presidentja Osmani.

Ndërsa presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

“Në kontekts të sfidave rajonale, u pajtuam se shtetet tona kanë rol të rëndësishëm për arritjen e stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në këtë pjesë të Evropës. Dua të riafirmoj se mbështesim aspiratat evropiane të Kosovës dhe jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona me ta. Mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën. Po ashtu diskutuam për marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa i thash se e mbështesim marrëveshjen e arritur në Ohër, e cila do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit”.

“Dua të theksoj se si kryesues me OSBE-në jemi të gatshëm të ndihmojmë në stabilizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Si shtet kemi qëllim të afrojmë qytetarët e të dy vendeve përmes projekteve të ndryshme kufitare”, tha mes tjerash Pendarovski.

Pas takimit me Pendarovskin, Vjosa Osmani do të mbajë edhe fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori