LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump: Ky moment u takon amerikanëve

Presidenti Trump: Ky moment u takon amerikanëve

Donald Trump, pas betimit si president i ri amerikan, ka thënë se do t’i shërbejë popullit dhe se do të mbrojë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ceremonia e sotme ka shumë kuptim, jo vetëm transferimin paqësor të pushtetit. Ne sot jemi duke transferuar fuqinë nga Washington DC tek njerëzit”, tha Trump i cili shton se ky 20 janar do të mbahet mend si dita kur amerikanët u bën sërish udhëheqës të shtetit të tyre. “Ky moment ju takon ju. Dita e sotme do të mbahet mend si dita kur njerëzit u bën sërish udhëheqësit e shtetit tonë”.


“Ne qytetarët e Amerikës jemi bërë pjesë e një përpjekje të përbashkët për ta ndërtuar shtetin tonë dhe për t’i dhënë shpresë popullit tonë. Ne do të kemi sfida, ne do të kemi vështirësi, por ne do ta kryejmë punën”, ka shtuar Trump. “Falënderoj familjen Obama; ata kanë qenë të mrekullueshëm”. /Telegrafi/