LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi sonte kthehet në Kosovë

Presidenti Thaçi sonte kthehet në Kosovë
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas intervistimit katër ditor nga Gjykata Speciale në Hagë, sot pritet të kthehet në Kosovë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Thaçi pritet të arrij në Kosovë në orët e mbrëmjes. Aeroplani me të cilin do të udhëtoj presidenti do të ateroj në aeroportin e Rinasit, Shqipëri.


Ndërkaq, në një faqe në rrjetin social në Facebook e quajtur “MePresidentin” është duke u bërë thirrje që qytetarët të tubohen sonte në orën 19:30 për t’i uruar mirëseardhje Presidentit Thaçi, në pikën kufitare në Morinë.

“Në ora 19:30, në pikën kufitare në Morinë arrin, realizatori i ëndrrës më të madhe shumëshekullore shqiptare -arkitekti i pavarësisë së Kosovës. -Ju ftojmë në mënyrë masovike të dalim ta presim dhe ta nderojmë siç e meriton”, thuhet në njoftimin e kësaj faqe.

Ndryshe Thaçi, pas përfundimit të intervistimit ka thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës,

“Sapo përfundova dëshmin time para prokurorit të dhomave të specializuara. Më vjen shumë mirë që për katër ditë kisha mundësinë të jap dëshmitë për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës, dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres. Gjatë këtyre katër ditëve, jam mundur të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës. Gjatë tërë kësaj periudhe kam qenë i shoqëruar nga avokati, përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, kemi pasur seanca produktive, tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dëshmitë e mija. Në rast se ata e bëjnë këtë në mënyrë profesionale ata lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë krim lufte”, tha Thaçi para mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori