LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit

Presidenti Thaçi merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Davos ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik.

Sipas njoftimit, Thaçi do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.


Ai do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Përvjetori i 50-të i Forumit Ekonomik Botëror pritet të mbledhë së paku tre mijë ndërmarrës, politikanë, intelektualë, aktivistë dhe zyrtarë të tjerë nga 117 vende. /Telegrafi/